Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Kuvendi voton anëtarët e autoritetit për hapjen e dosjeve. Opozita bojkoton votimin

Nga Rexhina Biba 0

14794033021478786933parlament

Kuvendi ka votuar në seancën e së enjtes për anëtarët e autoritetit që do të jetë përgjegjës për hapjen e dosjeve, ndërsa opozita braktisi votimin.

Kuvendi miratoi kandidaturën e LSI-së, Altin Hoxha, me 76 vota pro, 1 kundër dhe 3 abstenim; kandidaturën e PS-së, Mariglen Kasmi me 77 vota pro dhe 3 kundër; kandidaturën e ish të përndjekurve politikë, Daut Gumenin, me 76 vota pro. Ndërsa kandidatura e propozuar nga shoqata e të Drejtave të Njeriut, Simon Mirakaj, mori 75 vota.

U rrëzua kandidatura e PD-së, Selami Zalli, me 67 vota kundër, 9 pro dhe 4 abstenim.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>