Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Kuvendi miraton komisionet e vetting-ut/ Mesila Doda përfaqëson PDIU-në

Nga admin 0

Kuvendi ka miratuar me 82 vota pro ngritjen e dy komisionet Ad Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të organeve të vetting-ut. Mesila Doda është ndë deputetët e miratuar në seancën e sotme parlamentare, pasi është tërhequr nga gara deputetja e LSI-së Silva Caka. Vendimi është marrë nga LSI për t’i hapur rrugë një anëtari të PDIU-së në komisionet Ad Hocvetting-ut. Deputetët e shumicës kanë miratuar vetëm 6 anëtarët e tyre, ndërsa 6 të tjerët i përkasin opozitës. PDIU ka propozuar: Mesila Dodën dhe Tahir Muhedinin. PS ka propozuar: Bashkim Finon, Ulsi Manjan, Pandeli Majkon, Ervin Bushatin, Vasilika Hysin, Evis Kushin dhe Arben Çukon.

LSI propozoi: Luan Ramën dhe  Vangjel Tavon. Njëri prej komisioneve do të ketë 12 anëtarë dhe tjetri 6 anëtarë, gjysma prej të cilëve propozohen nga maxhoranca dhe gjysma nga opozita.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej