Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kushti i Ramës për të hyrë në zgjedhje të parakohshme

Nga Media 0

Kryeministri Edi Rama deklaron se PS nuk ka mandat për të lëshuar nga dora. Ndërsa i bindur që PS do të fitojë zgjedhjet lokale sfidoi opozitën duke u shprehur: “Nëse në zgjedhjet e qershorit merrni një mandat më shumë se ne, futemi në zgjedhje të parakohshme”.

“Ta harrojnë pushtetin në tavolinë!”. Nëse ju fitoni një bashki më shumë se ne në qershor, bëjmë zgjedhje të parakohshme në shtator. Ju nuk fitoni dot as në Kukës e as në Skrapar. Keni nisur avazin, për të mos u futur në zgjedhje. Punë e madhe. E bëtë edhe dy vjet më parë dhe falë nesh nuk dolët fishek.

Me qeverinë tuaj i keni humbur zgjedhjet dhe përsëri e hëngrët fjalën dhe iu rikthyet kontestimit të rezultatit. Tirana, si çdo qytet tjetër, nuk ka të krahasuar me atë që ishte para se të vinim ne, ose më mirë para se të merrnim edhe pushtetin qendror, edhe atë lokal. Jemi ende në mes të rrugës dhe kurrë rruga jonë nuk do të katandiset si rrugët e mbetura rrugëve të atyre që kanë dalë në rrugë për t’i bërë keq qeverisë. Por aty në rrugë do të mbeten, për të keqen e tyre.

U kemi ofruar bashkëpunim për reformën zgjedhore. U kemi duruar baltët, vezët dhe bojën e dëshpërimit të tyre mbi fytyrat tona por e gjitha ka qenë e kotë. Në vend që të na sfidonin me ide zgjodhën të na gjuajnë me gurë. Në vend që të na sfidonin në fushën e demokracisë duke përdorur mendjen për të na mundur kanë vendosur të mbyten për të na marrë me vete si i mbyturi që të mbyt me synimin që ta bëjnë Shqipërinë që të duket sërish ai vendi i mbytur në dallgët e rrumpallës së tyre që bota kishte nisur t’i harronte. Nuk kemi mandat për të lëshur nga dora por vetëm kontratë për të përfunduar me njerëzit e këtij vendi”, tha Rama.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej