Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Kushtetuesja mblidhet të hënën, caktohet data e vendimit

Nga Klodiana 0

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen ditën e hënë në orën 10:00, për të diskutuar dhe për të vendosur se cila do të jetë data në të cilën do të shpallet vendimi për ligjin e Vettingut.

Pas mbërritjes së opinionit të Venecias, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë njoftuar të jenë të pranishëm në këtë mbledhje për t’u shprehur se kur do të jenë gati për të dhënë një vendim përfundimtar për Vettingun.

Përgjigjja e Venecias u dërgua në rrugë elektronike menjëherë sapo kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja pohoi  se materiali ishte kërkuar zyrtarisht dhe se pas disa komunikimeve ishte marrë një përgjigje se kishte një probleme teknik.

Aktualisht ligji i Vettingut është i pezulluar nga Gjykata Kushtetuese deri sa të ketë një vendim përfundimtar, ndërkohë që në opinionin e Komisionit të Venecias, dispozitat e këtij ligji nuk shfaqin probleme dhe nuk bien ndesh me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej