Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Kush është më burrë, Pangallos apo homogjenët e Shqipërisë?

Nga Media 0

Nga Klodian Tomorri

Theodhoros Pangallos është një nga politikanët me karrierën më të gjatë në Greqi, i cili për vite të tëra ka mbajtur postet më të larta në qeverinë e Athinës. Jeta e tij e gjatë në politikë ka qenë e shoqëruar me jo pak skandale, nga Ocalani deri te gjuha shpesh e ashpër që ka përdorur kundër rivalëve politikë. Por për hir të së vërtetës, në raste të caktuara Pangallos nuk ka patur frikë të ngrihet mbi fantazmat e nacionalizmit të sëmurë për të vërtetën.

Ish zv/kryeministri grek, tashmë 80 vjeç, ishte i pari në Athinë, që deklaroi publikisht se kur një civil tenton të qëllojë mbi forcat e rendit ai duhet të qëllohet automatikisht. Edhe pse me origjinë arvanatise, Pangallos, është grek nga ata të vërtetët, i lindur dhe i rritur në Greqi.

Por teksa një politikan grek nuk ka frikë ta thotë të vërtetën, ata homogjene (në gjuhën e Athinës), vazhdojnë të kërkojnë të vërteten që duan, atë që nuk ekziston. Si mundet një politikan, çfarëdo qoftë ky, homogjen, i përzier, me një shtetësi, me dy me tre… të marrë pjesë në funeralin e dikujt që ka ngritur dorën kundër forcave të rendit? Përveçse thikë pas shpine, për rendin kushtetues dhe atë publik, ky është provokim tinëzar. Janë vrarë shqiptarë nga autoritet greke shumë më tepër dhe për shumë më pak se kaq. Por nuk ka patur politikanë në Shqipri të shkojnë të kërkojnë fantazma.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë historikisht problematike, ashtu siç ndodh rëndom me fqinjët në Ballkan. Por të paktën në keto 30 vitet e fundit grekët dhe shqiptarët janë përpjekur të jetojnë bashkë si miq të mirë dhe të lëvizin përpara.

Ka patur qeveritare si nga ajo anë si nga kjo anë, që janë ngritur mbi mosmarrëveshjet dhe kanë ndërtuar ura bashkëpunimi. Por nuk kanë munguar as tinëzaret. Këta që kërkojnë ndriçimin e t vërtetës që duan, por që nuk ekziston. Normalisht këta nuk duhet të kenë vend, as andej as këtej. Por andej është zgjedhje që u takon të tjerëve. Këtu na përket ne.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej