Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Kush do zëvendësojë Juncker? Nga njeriu i Merkel te Salvini…

Nga Media 0

Vendimi se cilët do të jenë kandidatët kryesorë të partive europiane për zgjedhjet e ardhshme për Evropën, do merret brenda disa javësh.

Por duke e theksuar se është ende shpejt për të bërë parashikime, DW ka hartuar listën e kandidatëve kryesore, të cilën e nis me politikanin e konsideruar si njeriu i Angela Merkelit, Manfred Ëeber, apo i përshtaturi, siç e quan gjigandi mediatik gjerman.

Njeriu i CSU-së i takon krahut të moderuar të partisë së vet, atij me një qëndrim miqësor ndaj Europës.

Ndërkohë prej katër vjetësh është kryetar i grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane. Ajo që mund ta dëmtojë është mbrojtja që i ka ofruar për vite të tëra partisë Fidesz të Viktor Orbanit, pavarësisht faktit që kur paraqiti kandidaturën, u distancua nga kryeministri hungarez.

Në garë është edhe finlandezi Alexander Stubb, pjesë e krahut liberal të partisë së tij konservatore të atdheut, një njeri që përmes revolucionit dixhital, ndryshimit të klimës dhe pajtimit social, synon rigjallërimin e bllokut.

Nga socialdemokratët kandidon zëvendëspresidenti i BE, Frans Timmermans, i përshkruar nga DW si një luftëtar pararojë i bindur për vlerat e BE dhe një europian pasionant. Mes emrave të shumëlakuar gjejmë dhe atë të Margrethe Vestager: Komisionerja daneze për Konkurrencën konsiderohet deri tani jozyrtarisht si kandidatja kryesore e liberalëve europianë.

Por, ai qe spikat më shumë, është një emër i cili zor se mund të imagjinohet i bashkangjitur postit të kreut të komisionit europian: Matteo Salvini.

Ekstremisti i djathtë italian është propozuar nga AfD gjermane si kandidat i përshtatshëm kryesor për populistët e djathtë të Europës. Salvini vetë thotë se do të mendohet ende nëse do të kandidojë vërtet për Komisionin e BE./T.CH

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej