Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

“Kush i dha të drejtë Bashës të përqafohet me LSI dhe Kokëdhimën?” Kulluri: PD drejt humbjes në 2019

Nga Klodiana 0

I ftuar në televizionin Shqiptar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, një ndër kritikët e Lulzim Bashës në PD dhe anëtar i Këshillit Kombëtar Edvin Kulluri ka folur mbi platformën për ringritjen e partisë. Ai ka sqaruar disa prej pikave kryesore të kësaj platforme për riorganizimin e Partisë Demokratike.

Të ketë një Këshill Kombëtar më të vogël. Të ketë një kryetar të Këshillit Kombëtar, pra të krijohet një institucion i ri dhe e gjithë kjo është në ndihmë të kryetarit të partisë. Kuvendi i partisë nuk mund të mblidhet një herë në katër vjet formalisht. Ne kemi marrë shembullin e partive evropiane. Flas për CDU dhe Partinë Konservatore në Angli. Janë eksperiencat më të mira. Të ketë një gjykatë partia, si kryetari, si anëtari më i thjeshtë duhet të japë llogari. Të forcohet roli i koordinuesit në bazë, duhet të ketë një strukturë permanente nuk mund të shkojnë çdo gjashtë muaj persona të emëruar”, tha Kulluri.

Ai gjithashtu kritikoi lëvizjet e Lulzim Bashës në opozitë, pasi tha se nuk është pyetur asnjë organ i partisë për aleancat me LSI-në dhe Koço Kokëdhimën.

Nuk është sqaruar akoma opinioni publik pse para katër muajsh LSI ishte e keqja e madhe e vendit, ndërsa tani është aleate në opozitë, megjithë dëshirën e asaj partie për të bërë opozitë? Kush e mandatoi Lulzim Bashën që të bëjë aleancë me Koço Kokëdhimën, të përqafohet me beun e jugut”?”

Kulluri paralajmëroi se PD është ende e përçarë, megjithëse para katër muajsh Basha premtoi bashkimin e partisë. Sipas tij, nëse gjendja vazhdon kështu, demokratët po shkojnë drejt një humbjeje edhe në zgjedhjet e 2019.

Basha premtoi të bashkonte partinë. Po vijnë zgjedhjet lokale. Ku po shkon PD? Është prapë e përçare. Edhe këtë herë do ta falim pushtetin në tavolinë? Partia Socialiste, ish partia komuniste, e mbledh Asamblenë një herë në muaj. Këtu kemi arritur, një parti ish komuniste thërret në mënyrë periodike strukturat. Ndërkohë PD që rrëzoi komunizmin nuk e mbledh, nuk mbledh as kryesinë, shkel statutin. A kemi folur për barazi para ligjit, që është ndër shtyllat e së djathtës, si mund të ketë barazi nesër nëse sot nuk ke barazi brenda partisë? Prandaj njerëzit nuk kanë më besim te Partia Demokratike”, u shpreh Kulluri.

/tiranapost.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej