Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Kurvëritë në Brigadën e Parë Sulmuese/ “Kuplaraja” partizane nëpër kasolle e ferra

Nga Media 2

partizanet1-1024x706

Letra e partizanes, Naxhie Duma, me pseudonimin “Furtuna”  drejtuar Shtabit të Përgjithshëm për imoralitetin që kishte pushtuar çetat partizane.

Një letër e partizanes me pseudonimin “Furtuna”, të cilin e mbante Naxhie Duma, mbërriti pranë Shtabit të Përgjithshëm të LANÇ-t, në vjeshtën e vitit 1943. Ajo paraqet imoralitetin që kishte pushtuar brigadën, ku infermieret partizane, guzhinieret e krerët e batalioneve ishin ngatërruar mes tyre në marrëdhënie imoraliteti, duke u kthyer në pengesë për mbarëvajtjen e planeve të luftës. Letra pasqyron lidhjet me emra e mbiemra dhe situatën e vështirë që ishte krijuar në atë brigadë.

Letra

Në kohët e fundit është vënë re një shkarje e fortë nga vija e moralit. Me dhimbje ju them se puna paraqitet deri diku serioze. Eleni P. e fejuar legalisht pas shumë peripecirash me Theodhoraq S., ka bërë pjesë në një grup të partisë. Mbasi dolli në ilegalitet shkoi të shërbejë pranë një infermierie sefte në Shën Prodhron e më vonë në Kushovë. Atje ngatërrohet me një infermier dhe ky grupist. Puna shkon përherë duke u trashur deri sa zonjusha e harron Thofin e jeton pranë këtij të dytit. brigada-e-pare-sulmueseTash kjo gjë është marrë vesh në tërë fshatin, ku ish ajo, pse s’kish mbetur njeri pa parë ndonjë skenë. Nuk ka mbetur gjë tjetër, veçse ta fluturojmë jashtë organizatës.

Por kjo ka qënë shumë e zgjuar, e ndjeu që larg gabimin e saj e për të pasur një shtyllë ku mbështetej i afrohet Nexhipit dhe ay pa një pa dy bie në kurth të sajë. Këtë punë ajo e ka bërë me plot koshiencë, pse ka menduar se kjo do të ish e vetmja rrugë shpëtimi për të.

Nexhipi ka shkelur në dërrasë të kalbur se këtë mes shoku i dinte mirë konditat e asaj e ka qënë ky ay që ka tentuar mbas atyre që thotë Eleni. S’mjafton kaqë për Nexhipin. Ay shok përherë nuk ka qënë korrekt në këtë pikë. Në shtab kishte gjithmonë të prefereuarën e tij që një herë bëhej sekretare private si Dhimitra, një herë tjetër infermiere si Petrina Sh. e herë tjetër si guzhiniere e ku di unë… Këto të gjitha janë parë keq prej kujtdo. Eleni P. do të kërkojë me insistim që masat të merren të njëllojta edhe karshi Nexhipi.

Tjetër histori. Petrina Sh. dhe kjo infermiere dhe e fejuar dhe Nesti Nasen ngatërrohet keqas me Arzen L. Në një mënyrë të bujshme kasolleve dhe ferrave. Arseni anëtar partie e kjo e re komuniste. Dhora L. dhe kjo një tip me nerva  të shkatërruara i vihet mbrapa Jorgo P. lë punën e bëhet lojë e të gjithë fshatarëve. Të gjithë këto hidhen jashtë organizatave…

Më poshtë botohet faksimile e letrës së partizanes “Furtuna”.

kurverite

kurverite-partizane

furtuna

Komente (2)

  1. Keto linden ne male ato bisha qe ne vitet e komunizmit bene ato masakra mbi popullin shqiptar.ishin ata qe u zune ne mal, dobicat e komunizmit.

  2. e ku eshte kuplaraja ketu? Kurva ka patur qe me lindjen e njerezimit e natyrisht ka edhe sot, madje keto te sotmet jane kurva moderne dhe i mbajne burrat ne shtepi, nuk i ndajne. Pra botimi i ketyre letrave apo raporteve me qellim denigrimi i luftes partizane s’me pelqen.Mua personalisht pa secili ka mendjen e tij

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>