Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Kurti për gazetën zvicerane: Në Kosovë vetëm vdekja është e lehtë

Nga Media 0

Për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në Kosovë vetëm vdekja është diçka që mund të arrihet me lehtësi.

“Pothuaj nuk është e mundshme të marrësh kapital. Është tmerrësisht vështirë të ndërmarrësh diçka, dhe edhe më vështirë të zhvillosh diçka në aspektin afatgjatë. Në Kosovë vetëm vdekja është e lehtë”, është shprehur Albin Kurti, për gazetën zvicerane, Schweiz am Wochenende.

Sipas Kurtit Kosova mbijeton falë të ardhurave nga emigracioni ndërsa vrasjen e Ivanoviçit e ka cilësuar çështje të brendshme të Serbisë.

Kurti ka krahasuar Kosovën me Kinën kur ka folur për numrin e ministrave dhe të zëvendësministrave.

Për shembull gjatë vendimit se sa ministra duhet emëruar. Qeveria aktuale ka 21 ministra dhe 82 zëvendësministra. Janë më shumë se në Kinë. Ky është nepotizëm i qartë, shenjë e korrupsionit shtetëror. T’i shpërblesh anëtarët e familjes dhe veteranët e partisë me poste të tilla nuk është mënyrë e duhur për të ndërtuar një shtet demokratik të bazuar në sundim të ligjit”, ka shtuar ai.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej