Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Kurrizin ua keni bërë sahan!

Nga Media 0

Nga Ida Nurçe 

Ju lutem mos! Mos hyni në gjynah me ne! Mos na e tregoni maskaradën që e fshihni pas asaj pelerine të thurur me damarët e popullit!

Ju lutem ndaloni me këtë teatër të shpifur!

Po po, me ju e kam… Me ju, që i bëtë ato miliona në kurrizin e popullit! Me ju, që rrini bridhni nëpër botë dhe jashtë saj! Me ju që keni shtëpi në çdo shtet! Me ju që s’dini ku i keni lekët dhe sa keni! Me ju që flini sipër kallëpëve të lekëve! Mjaft! Mjaft me këto filma rrënqethës! Jo, para popullit ju përgjërohem!

Hallall ua kemi bërë gjithë ato miliona nën jastekë, poshtë krevatit e poshtë dollapëve!

Hallall edhe pushimet nëpër vendet më ekzotike të botës, sepse në fakt i meritoni. Ju jeni aq të lodhur nga trutë, saqë ju duhen patjetër ato pushime.

Hallall ua bëjmë edhe jetën luksoze tuajën, të gruas dhe të fëmijëve tuaj!

Hallall çdo gjë, vec moooos na i tregoni! Mos e tregoni kudo gjithë këtë luks!

E kam për të mirën tuaj. Sepse të gjithë këtë “peërrallën” tuaj e ndjek me kërshëri edhe ai tipi që fle çdo natë aty te pedonalja. E dëgjon nga gojët e njerëzve që i kalojnë te këmbët, se ai s’ka bukë për të ngrënë jo të ketë televizor. Shkova shumë larg, ai nuk ka as shtëpi! Sa gjynah hëëë! Duke dëgjuar historitë tuaja të lekëve, shumat marramendëse, ai fillon të ju ketë zili! Nga zilia do ju marrë msysh (kështu i themi ne nga Dibra). Nga syu i keq, ju ikin të gjitha lekët pastaj. Sepse thonë që syri plas gurin, jo më lekun që ta heq nga dora në sekondë. Dhe ju do humbisni pastaj. Po s’pate lekë s’ti hedh njeri sytë sot.

Prandaj mos hani më në sy të të varfrit, të popullit, se kurrizin ia keni bërë sahan!

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej