Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

“Kurgja s’më keni ba”, kënga e Ermal Metës gegnisht

Nga Media 0

Ermal Meta & Fabrizio Moro

N‘Kairo tashti s‘din kush sa asht ora
Diella n‘Rambla sot nuk asht njisoj
N‘Francë ka nji koncert
Njerzit ne shend
Dikush knon fort
Dikush i thrret deks.
N‘Londër bjen shi, gjithmon bjen aty
Por n‘dit sodit nuk po i dhimbena,
qiella nuk ul çmimin as për funeral.
Në Nica deti asht i kuq, zjerm… e turp e marre bashkë
Njerz përmbi asfalt e gjak ndër puseta e kanale
Eh, ky trup gjigant që ne e thrrasim Tokë
Plague thell në trup prej Azie në Evropë
Galaksi personash t‘shpërndam nëpër hapsinë
Por, ka ma randësi hapsina e nji t‘rrokune a marrje n‘gryk.
Nane pa fmi e fmi pa babë.
Ftyrash ndriçueme, si mure pa piktura.
Minuta qetsiet coptueme prej nji zanit:
Kurrgja s‘me keni ba
Asht kjo jeta jeme qe shkon përpara
Përtej gjithçkajet, përtej njerzve
Kurrgja s‘mkeni ba
Se çdo gja përtej luftash tueja t‘kota shkon
Dikush ban kryq
E dikush n‘qylym falet çdo ditë
Kish e xhami
Hoxhë e prift
Hymje t‘ndame në t‘njajten shpi
Miliarda njerz me shpres n‘diçka
Kraht cung, pa duer
Ftyra paemna
Le ta ndrrojm sa t‘dush lkuren
Se përmrenda jena krejt njerëzore
Se jeta jonë nuk asht kandvështrimit
Mbi dhe‘ nuk ekziston bomb paqsore
Kurrgja s‘mkeni ba
Asht kjo, jeta jeme që shkon përpara
Përtej gjithçkaje
Përtej njerzis
Kurrgja s‘më keni ba
Kërkund s‘keni mbrrit
Se gjithçka shkon përtej luftash tueja t‘kota
Kan me u shemb gratacelat
Edhe metrotë tash shemben pra
Muret e diferencave ndërtueme për buk gojet
Por, kundër çdo terrorit pengues t‘ecjes
Bota prapë çohet
Me qeshje t‘nji fmije
E ju, kurrgja s‘më keni ba
E kërkund s‘keni mbrrit
Se gjithçka shkon përtej luftave tueja t‘kota
Jam n‘dijeni qi kjo nuk kthehet ma.
Lumturia fluturote
Si nji bushiq që shkon e s‘vjen.

Shqipëroi e përshtati: Taulant Kopliku

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej