Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Kurbin, reshjet intensive të dëborës shkaktojnë probleme në qarkullim

Nga Ejona 0

Mbrëmjen e djeshme reshjet intensive të dëborës kanë zbardhur edhe Kurbinin

Reshjet e dëborës me këtë intensitet nuk ishin parë prej 32 vitesh në zonën e Fushë Krujës dhe Kurbinit ndaj dhe të shumtë ishin qytetarët që ju gëzuan.

Si pasojë janë krijuar vështirësi lëvizje në disa akse rrugore. Problematika më e madhe gjatë orëve të mëngjesit ka qenë në superstradën Milot-Fushë Krujë si pasojë e trashësisë së dëborës disa cm dhe pranisë së ngricave.

Punonjës të firmës kontraktore kanë hedhur kripë në segmentin Milot-Thumanë ndërsa nuk kanë ndërhyrë në pjesën tjetër të superstradës. Në superstradë u vendosën edhe efektivë të policisë rrugore dhe asaj të rendit, duke këshilluar drejtuesit e mjeteve që të lëvizin me kujdes.

Reshjet e dëborës me këtë intensitet nuk ishin parë prej 32 vitesh në zonën e Fushë Krujës dhe Kurbinit, ndërsa të shumtë ishin qytetarët që ju gëzuan dëborës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej