Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Kurbin/ Përmbyten 150 ha tokë, magazinat bujqësore mbushen me ujë

Nga Skenderi 0

Edhe pse reshjet e shiut kanë pushuar , situata mbetet e njëjtë në zonën e Laçit dhe Kurbinit. Shtabi i emergjencave bën me dije se nuk ka shtim të sipërfaqeve të përmbytura, të cilat mbeten në rreth 150 ha tokë bujqësore, por po vijohet me evidentimin e dëmeve.

Ndërsa drejtori i bujqësisë në Lezhë, Ndoc Lleshi bën me dije se ka dëme të mëdha në bujqësi, jo vetëm në të mbjella, por edhe nëpër magazina në katet e para ku ruheshin prodhimet e vjelura të stinës. Dëme ka pasur edhe në blegtori, kryesisht në fshatin Malbardhë.

Shkak kryesor i situatës së krijuar dy ditëshin e fundit, sipas kreut të bujqësisë në Lezhë,  është mos funksionimi i pritave malore, të ndërtuara që në periudhën e komunizmit, të cilat kryejnë bllokimin e inerteve, në mënyrë që të mos ngarkohen kolektorët e përrenjtë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej