Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Kurban Bajrami prej ilirëve të hershëm tek ilirët modernë

Nga Media 0

Nga Kreshnik Osmani

Kurban Bajrami prej ilirëve te hershem tek iliret modernë.

Marrëdhënia e shqiptarëve me Zotin ka qenë historikisht e komplikuar shumë, pavarësisht rrugëve që kanë ndjekur për të shkuar tek Ai, e megjithatë, ata nuk i kanë shkëputur marrëdhëniet me Qiellin kurrë edhe kur janë detyruar ta bëjnë këtë në fshehtësi.

Shqiptarët, me të gjithë koloritin e tyre kulturor e fetar kanë qenë, janë dhe do të mbeten një dallgë e paqtë vlerash në zemrën e Ballkanit të mistershëm, madhësinë e të cilës e ka diktuar historikisht fuqia e erërave nga Lindja dhe nga Perendimi.

Të krishterët e Shqipërisë janë më të mirët në botë dhe myslimanë si shqiptarët nuk keni për të gjetur kurrë. Herë Paganë, herë katolikë romakë, herë orthodoksë bizantinë, herë myslimanë osmanë, herë ateistë komunistë, herë asgjë hiç, e herë një miks prej të tërave, janë kujdesur historikisht që ta veshin identitetin e tyre religjioz me pëlhurën e kuqe identitare kombëtare dhe me përkujdesjen e Zotit, të fatit dhe të miqve të tij ky popull që kanë synuar të shuajnë historikisht, ka gjetur mënyrat për të mbijetuar dhe është detyra jonë sot të transferojmë anëtarësinë e Kombit, të gjithë bashkë, prej mendësisë së mbijetesës në mendësinë e Shtet Kombit të zhvilluar që konkurron denjësisht dhe me kokë lart në mesin e familjes së madhe të kombeve dhe veçanërisht në habitatin e tij të natyrshëm kulturor e gjeografik të cilit i përket, deri në fund të historisë!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej