Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Kurban Bajrami, besimtarët myslimanë falin namazin në sheshin Skënderbej

Nga Media 0

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit. Mijëra besimtarë myslimanë janë mbledhur që në orën 05:30 për faljen e Namazit dhe më pas kanë falur Bajramin në orën 07:00. 

Në një urim për besimtarët, kryetari i KMSH-së, H. Skënder Bruçaj ka bërë thirrje për më shumë dashuri, mëshirë dhe bujari në mënyrë që shoqëria të mos përjetojë vuajtje dhe tragjedi.

“Le të lutemi në këto ditë të begata ky mbizotëron përkujdesja hyjnore që dashuria, mëshira, bujaria, dhe sinqeriteti të mbizotërojë në zemrat e njerëzve, në mënyrë që shoqëria jonë të mos përjetojë tragjedi dhe vuajtje. Le t’i gëzohemi së bashku kësaj dite të begatë, në të cilën shpresat, dëshirat dhe ëndrrat tona kthehen nga i Plotfuqishmi dhe realizimi i këtyre aspiratave le të pasqyrohet në aktet dhe veprimet tona në ndihmë të atyre që kanë nevojë për ngrohtësinë, dashurinë dhe vëmendjen e të gjithëve ne. Mirësia dhe Begatia mbretëroftë në shtëpitë dhe sofrat tona!”, tha Bruçaj.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej