Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Kur Vatikani përze politikën dhe fton të varfërit

Nga 27.al 0

Nga Skënder Minxhozi

Kush e ka parë Papa Françeskun të lëvizë nëpër botë me një makinë të vogël dhe të lirë, apo të lajë këmbët e të sëmurëve e lypsave, ose të ndezë një valë polemikash ndaj kardinalëve, për kushtet luksoze, në të cilat jetojnë – pasi i ka parë të gjitha këto, do të kuptojë me gjasë edhe arsyen e ndryshimit, këtë Krishtlindje, të një zakoni të vjetër sa demokracia shqiptare 25 vjeçare. Atë të paradës së vizitave të krerëve të politikës e institucioneve, në dyert e Kishës Katolike.

Një lajm i shpërndarë tre ditë më parë nga zëdhënësi i Arkidioqezës së Tiranës e Durrësit, njoftonte se  “…Krishtlindja është sigurisht festa e të gjithëve, por veçanërisht e të varfërve dhe të atyre që janë në kufinjtë e shoqërisë tonë. Është ky motivi pse Arkidioqeza e Tiranë – Durrësit ka vendosur që, në Krishtlindjen e këtij viti, në vend të pritjes zyrtare për pushtetarët, politikanët, ambasadorët e të tjerë, të organizojë një drekë për të varfërit në ambientet e Arqipeshkëvisë Tiranë – Durrës.

Kjo do të thotë që këtë vit nuk do të ketë pritje zytare si çdo vit tjetër ditën e Krishtlindjes. Shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve për këtë vendim.”

Këtë thotë njoftimi i Kishës Katolike. Me një të rënë të lapsit, kleri katolik ka shbërë një kanun të shëmtuar një çerek shekullor, ku politika shqiptare vishte petkat e festës dhe kapardisej para kamerave, me fraza shabllone dhe hipokrite, që të sillnin zorrët në grykë. Në 25 vjet kemi parë thuajse të njëjtat fytyra të thonë thuajse të njëjtat gjëra. Të gjithë falsë dhe të sforcuar në garën për të shpalosur një humanizëm dhe një përdëllim, të cilët në një masë të madhe nuk gjejnë asnjë pasqyrim në jetët dhe veprën e politikanëve në fjalë.

Krishtilindjet mes të varfërve dhe larg politikës, janë një formulë tejet e gjetur, për të cilën Kisha Katolike duhet duartrokitur, sepse kjo është përpjekje konkrete dhe e hapur për të shpëtuar të paktën kalendarin fetar nga politizimi, politikanët dhe gënjeshtrat që ata sjellin me vete.

Pas Krishtlindjeve duhet të shpresojmë që edhe pjesa tjetër e festave fetare të largohet nga parada kallpe e politikës. Sepse, krerët e klerit shqiptar duhet të kuptojnë që të mëdhenjtë e këtij vendi nuk i ha shumë meraku për thelbin e festave fetare. Ata thjesht duan të monopolizojnë edhe atë pjesë të vëmendjes publike që shkaktojnë Krishtlindjet, Pashkët, Ramazani apo Kurban Bajrami. Një ritual i shëmtuar që duhet të marrë fund me spostimin e kamerave e mikrofonave, nga të njëjtët personazhe, tek mesazhet e vërteta që rrezatojnë festat fetare.

/javanews.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej