Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Kur të lexosh këto gatime, do nisesh direkt për Korçë

Nga 27-shi 0

Nga Iva Tiço

Ndonjëherë thuhet më mirë syri, sesa nami. Por, sërish ndonjëherë ky nam nuk është se del dhe aq kot. Për shembull korçaret kanë namin e nikoqireve dhe këtë s’e luan as topi (megjithëse në një komedi të para ‘90-ës, “Shi në plazh”, teto Sanda thoshte, që këto të sotmet nuk janë më si ato qëmoti”.

Gjithsesi, si qëmoti apo si qësoti, ka disa ushqime që si korçaret nuk i bën askush tjetër. Ose që mund t’i hash kaq të mira vetëm në Korçë. Për këtë, iu drejtuam korçarkës sonë, Klaudeta Skënderasit, e cila na ka rreshtuar gatimet e qytetit të saj (recetat mos i prisni se veç dy fëmijëve të vegjël, ajo ka dhe shumë përgjegjësi në Tirana Post, ndaj nuk kishte kohë t’i ndante me ne. Por që gjenden shumë thjesht në faqet tradicionale të gatimeve shqiptare).

Petulla të fshira

Në kohën kur krepat nuk ishin ende në modë, as në Korçë nuk i njihnin këtë emër. Ama, petullat e fshira po. Që janë gatuar prej shumë e shumë vitesh në këtë zonë. Shumë të mira për t’u shijuar edhe shqeto, por lezetin e kanë kur shtrohen në tavë një nga një me djathë dhe hudhra dhe piqen në saç. Ju mund të keni provuar krepat dhe mbase s’keni kureshtje për këtë gatim tradicional korçar, por ndoshta nuk e njihni shijen e petullave të fshira në tavë.

Për të mësuar gjithë këto receta të magjishme të Korçës kliko në: http://rozmarina.al/kur-te-lexosh-keto-gatime-do-nisesh-direkt-per-korce/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej