Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

Kur të fashitet dashuria për futbollin, do pres nëse ndokush do ndiejë keqardhje për vrasjen e dy prindërve në sy të fëmijës

Nga Media 0

Nga Erion Kristo

Kur të fashitet kjo dashuria e madhe për futbollin e të tjerëve dhe ky diskutimi metafizik nëse jemi apo jo racistë, do pres me shumë durim, nëse ndokush do ndiejë keqardhje për vrasjen makabre të dy prindërve në sy të fëmijës së mitur.
Nëse ndokush do pyesë lidhur me “forcën e ligjit” dhe se çfarë ndodhi me familjet mafioze brenda një viti kalendarik.
Nëse ndokush do ulërasë për Gjykatën Kushtetuese të shkaterruar me qëllim që të mos kemi mundësi të kundërshtojmë proceset antiligjore që bluhen pa dëshirën tonë.
Nëse ndonjë spurdhjak do pushojë së dhëni këshilla ndaj meje se çfarë mi ul apo çfarë mi shton pikët.
Nëse ndonjë nga ne e ka kuptuar pse populli ynë ka thënë dikur: Edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin përpjetë.
Sot, lejohet çdo sharje ndaj meje. Jeni të mirëpritur. Nuk do fshij asnjë. Nxirreni qelbin.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej