Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Kur salla e Kuvendit flet me patriotizëm përmes vargjeve edhe për Çamërinë

Nga Media 0

A s’më thua pse të vranë; Të përzunë në pabesi; Nënë e babë pa varr t’i lanë; Moj martirja Çamëri

Janë nga ato të pakta caste, kur kjo sallë e Kuvendit të Shqipërisë u kthye në krenari. Në fakt, e kanë bërë të tillë pesë këngëtarë të famshëm Enkelejda Arifi, Kastriot Tusha, Selami Kolonja, Ilir Shaqiri, Nikollë Nikprelaj, të cilët kënduan këngën, “Në një flamur të pandarë”, e kompozuar nga Edmond Zhulali, ndërsa poezia Agim Doçi. Ishte 100-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë dhe salla e Kuvendit u përfshi nga festimet, ndërsa përmes kësaj kënge u përcollën emocione të forta për të gjithë shqiptarët. Ajo këngë ka vargje shumë emocionuese, për shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Çamërisë.

Se ç’të prenë e se ç’tu sulën,

Çamëri, Çamëri, Çamëri, moj Çamëri,

Se ç’të dogjën Çamëri,

Çamëri, Çamëri, Çamëri, moj Çamëri,

Një mallkim ta preu udhën,

Çamëri, Çamëri,

Muhaxhirë pa tokë e shtëpi.

A s’më thua pse të vranë,

Të përzunë në pabesi,

Nën’ e bab’ pa varr t’i lanë,

Moj martirja Çamëri.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>