Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Kur Nikolla i mohonte Idrizit çdo marrëveshje me grekët për Historinë e Çamërisë (film)

Nga Media 0

Tashmë që Greqia kërkon që fjala “Çamëri” të hiqet nga tekstet shkollore shqiptare po sjellim në vëmendje një debat mes kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi dhe ministres Nikolla në Kuvend, në vitin 2016.
Ministrja Nikolla deklaronte askohe se “nuk ka asnjë deklaratë, ku unë jam shprehur për Çështjen Çame”.
Idrizi: Historia e Çamërisë jo vetëm se është e shkruar si histori shqiptarësh që nga Pirro i Epirit e shumë figurave të tjera, por ajo histori për shkak të Rezolutës dhe të një vendimi të Parlamentit të vitit 1994 që e njeh 27 qershorin si ditën e genocidit ndaj Çamërisë, por historia e Çamërisë nuk mund të jetë kurrë subjekt i trajtimit tuaj personal si ministri me palën greke. Mos hyni në këtë hisotri, sepse do bëni gabim shumë të madh. 
Nikolla: Nuk ka asnjë të vërtetë që Ministria e Arsimit të ketë adresuar për çështje të veçanta mes Shqipërisë dhe Greqisë që lidhet me rishikimin e testeve. Nuk ka pasur asnjë komunikim tjetër, përveç se marrjen e teksteve shqiptare dhe greke. Deklaroj në përgjegjësinë time personale që nuk ka asnjë deklaratë, ku unë jam shprehur për Çështjen Çame. 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej