Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Kur kujton Anin, bëj gati okllainë për ravioli

Nga 27-shi 0

Nga Iva Tiço

Ani është shoqe dhe bashkëpunëtore e imja prej shumë vjetësh. Ka një qetësi olimpike dhe një mosngutje në çdo gjë që bën, megjithëse ka zgjedhur që në 15 vitet e fundit të punojë si gazetare. Nuk ngutet as në kuzhinë, edhe pse është i vetmi vend që e ka një qind për qind me pasion. Ndryshe nga të tjerë njerëz, që në shtëpi i ftojmë që t’i gostisim, Ani Jaupajn të gjithë e ftojnë që t’u gatuajë ajo (pjesën më të madhe të pazarit, madje ajo e bën rrugës). Ka “të keqen” e madhe që nuk ka as masa, as masë. Domethënë e bën gjithçka me sy dhe niset për të bërë një pjatë, maksimumi dy dhe sajon rrugës katër të ndryshme. Ama, çdo e dielë me të është një përvojë e bukur, një mësim i mirë. Kësaj here për shembull, më ka thyer mitin, që makaronat nuk gatuhen në shtëpi, apo se për ta bërë këtë, duhet të jesh shumë mjeshtre. Nuk ke pse të jesh fare, të bësh ravioli në shtëpi qenka gjëja më e thjeshtë në botë (ose duket shumë e thjeshtë me Anin pranë).

Recetën e gjen po të klikosh: http://rozmarina.al/kur-kujton-anin-bej-gati-okllaine-per-ravioli/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej