Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kur grabitja u shitet qytetarëve si favor

Nga Klodiana 0

Nga Klodian Tomorri

Kur grabitja u shitet qytetarëve si favor

Ministrja e Shëndetësisë komunikoi sot për qytetarët vendimin e qeverisë për indeksimin e çmimit të barnave, duke reflektuar në çmimet e reja rënien e euros. Sipas ministres, përmes këtij vendimit, qeveria i ka kursyer xhepave të qytetarëve dhe arkës publike 7.5 milionë euro.

Në fakt, ajo që ka ndodhur është e kundërta. Për shkak të shkeljes së ligjit nga Ministria e Shëndetesisë qytetarëve u është futur dora në xhep dhe u janë marrë para pa të drejtë.

Indeksimi i ilaçeve është një detyrim ligjor i sanksionuar në ligjin “Për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik”. Ky ligj ja ngarkon Komisionit të Çmimit të Barnave detyrimin që çdo vit, të bëjë indeksimin e çmimit të ilaçeve. Modalitetet se si Komisioni e bën këtë indeksim, janë të përcaktuara në vendimin nr 645 të Këshillit Ministrave i vitit 2014.

Në nenin 17, VKM thotë në datë 31 dhjetor të çdo viti Komisioni i Çmimit të Barnave është i detyruar që përmes Drejtorisë Farmaceutike, të shpallë çmimet e reja zyrtare të barnave, të cilat hyjnë automatikisht në fuqi. Pra 31 dhjetor të çdo viti.

Ky është një proces i kontrolluar tërësisht nga Ministria e Shëndetësisë, në të gjitha hallkat e tij. Pyetja që shtrohet është, pse nuk u shpallën çmimet e reja në datën 31 dhjetor siç e kërkon ligji, por 2 muaj më vonë. Përgjigja qëndron te numrat.

Buxheti i shtetit jep reth 110 milione euro në vit për rimbursimin e ilaçeve. Zhvleresimi i euros me 7% ndaj lekut krahasuar me vjet duhet t’i kishte kursyer buxhetit 7.5 milione euro për këtë vit për rimbursimin e ilaceve, mesatarisht 625 mijë euro në muaj.

Por çmimet në janar nuk u indeksuan, as në shkurt. Për këto dy muaj ato u rimbursuan me çmimet e vitit të kaluar, kur euro ishte 135 lekë. Si pasojë e mosindeksimit të detyrueshem ligjor, për këto dy muaj buxhetit të shtetit ju grabiten 1.2 milione euro, para të cilat i kanë marrë pa të drejtë dhe në mënyrë abuzive mafia e ilaçeve. Këtë ka bërë Ministria e Shendetësisë.

“Transparenca, llogaridhënia dhe siguria e qytetarëve janë parimet bazë të punës tonë,” tha Ministrja e Shendetësisë.
Pikërisht zonja ministre, në emer të transparences; Kush i mori ato 1.2 milionë euro? Pse “harroi” Ministria e Shendetësisë t’i ulte çmimet e ilaçeve në datën 1 Janar?

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej