Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Kur Europa kishte kopshte zoologjike për njerëz

Nga Media 0

Në fotografi paraqitet një vajzë e vogël e mbyllur në kopshtin zoologjik në Belgjikë në vitin 1958. 

Ata u sollën nga Afrika për t’u shfaqur para qytetarëve europianë, duke u trajtuar njëlloj siç trajtohen sot kafshët e egra.

Në fund të viteve 1800, Europa ishte e mbushur me, “kopshte zoologjike të njerëzve”, nëpër qytete si Paris, Hamburg, Barcelonë, Londër, Milano, dhe Varshavë .

Një ekspozitë e tillë nisi në Gjermani e sjellë nga Carl Hagenbeck, i cili e quajti “shfaqje e njerzëve”, të ardhur kryesisht nga ishujt aziatik. Në vitin në 1876, ai gjithashtu dërgoi një bashkepunëtor në Sudan për të sjellë përsëri, “kafshë të egra”, duke arritur sukses me ekspozimin e tyre në qytete si Paris, Londër dhe Berlin.

Shfaqjet e tilla, që për sot janë absurditet, arritën kulmin e tyre në vitin 1889 duke u vizituar nga 28 milionë njerëz. Në Marsejë (1906 dhe 1922) dhe në Paris (1907 dhe 1931), këto shfaqje të njerëzve gjysmë të zhveshur, arritën të mbledhin deri në 34 milionë vizitorë në vetëm gjashtë muaj ekspozim.

/Fotot që kanë bërë historinë/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej