Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

Kupa e Shqipërisë, të mërkurën mësohen gjysmëfinalistët

Nga Klodiana 0

Ditën e mërkurë do të luhen ndeshjet e kthimit të 4 çifteve çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë.

Kukësi-Tirana dhe Partizani-Flamurtari, janë dy nga ndeshjet më të forta në letër, por dhe me më të hapurat për kualifikim.

Kukësi në “Selman Stërmasi”, dy javë më parë, ka barazuar 1-1 me një Tiranë që luajti shumicën e kohës me 10 lojtarë, ndërkohë që Flamurtari mundi Partizanin 1-0. Peter Pakult ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Tiranë ditën e martë përpara se të niset për Kukës, duke provuar edhe penalltitë.

Ashtu edhe Ze Maria i ka stërvitur bardheblutë përpara nisjes për në qytetin verilindor me dyer të mbyllura, duke treguar shumë pak nga ajo çfarë ai ka planifikuar për këtë ndeshje kthimi. Trajneri i Flamurtarit Shpëtim Duro përpara kësaj ndeshjeje shprehet më i qetë duke i kaluar presionin kundërshtarit.

“Është një ndeshje e rëndësishme. Ne kemi avantazhin e një goli dhe ngarkesa është më e lartë te kundërshtari”, thotë Duro.

Ndërkohë Partizani edhe në këtë ndeshje do të vazhdojë të drejtohet nga zëvendësi i Starovës, Klevis Dalipi, pas penalizimit që ka marrë trajneri i parë për sjellje jo korrekte ndaj arbitrave në ndeshjen në Vlorë, por në kampionat.

“Në një ndeshje të tillë vështirësitë shtohen, duke marrë parasysh edhe terrenin, por ne do të tregohemi të kujdesshëm dhe do të tentojmë të marrin maksimumin në 90 minuta. Do të tentojmë të shënojmë të paktën një gol”, tha Dalipi.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër Skënderbeut-Teuta situata duket disi më e qartë, ku korçarët janë më afër kualifikimit falë fitores 2-0 në ndeshjen e parë në Durrës.

“Një fitore 0-2 në transfertë është një hap drejt kualifikimit, por derisa specifika e kupës është 180 minuta ne do të respektojmë edhe 90 minutëshin për të vazhduar”, u shpreh Daja.

Ndërkohë ndeshja tjetër është Luftëtari-Laçi me kurbinasit që gjenden me një këmbë në gjysmëfinale falë fitores 3-0 në përballjen në Laç.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej