Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Kupa e Shqipërisë/ Laçi-Skënderbeu 1:1, Vllaznia mposht 1-0 Teutën

Nga Klodiana 0

Në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë kanë luajtur dy ndeshjet e para ku Vllaznia ka fituar minimalisht në “Loro Boriçi”, ndërsa Laçi s’ka shkuar më tej se barazimi 1-1.
Vllaznia e  Armando Cungut arritën të mposht Teutën në ndeshjen e parë. Autori i golit të vetëm të këtij takimi ishte Alsid Tafili, që me një goditje fluturimthi ndëshkoi skuadrën e Maganit që nuk arriti të shënonte në Shkodër, duke e vështirësuar misionin e kualifikimit.

Në Laç është zhvilluar një lojë e hapur, me sulme e kundërsulme nga të dyja skuadrat. Skënderbeu arriti të barazonte vetëm në minutën e dytë të shtesës ndaj Laçit, të cilët gjetën golin e avantazhit në minutën e 70. Pavarësisht këtyre dy rezultateve, sfidat e kthimit për këto çifte do të jenë vendimtare, pasi gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej