Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kupa e Italisë: Juventus turpëron Milan dhe arrin dopietën e 4-t radhazi

Nga Klodiana 0

Juventus ka turpëruar AC Milan në finalen e Kupës së Italisë duke triumfuar me rezultatin e thellë 4-0 në Olimpico të Romës. Ishte një ndeshje me shumë ritëm dhe emocionuese deri në momentin e golit të parë të Juve-s, që i dha një goditje të rëndë psikologjike skuadrës së Gatusso-s dhe më pas golat e tjerë erdhën si pasojë e dy gabimeve të Donnarumma-s dhe autogolit të sulmuesit Kalinic.

Juventus nuk shfaqi rrezikshmëri në portën e Donnarumma-s në asnjë moment të pjesës së parë, por pas pushimit ndryshon gjithçka. Duhej një goditje këndi që Benatia e shfrytëzon në mënyrë të përsosur për të zhbllokuar rezultatin dhe Juventus.

Më pas ishin dy gabime trashanike të një portieri që fiton 6 milionë euro në sezon, njëherë ai gabon në golin e Douglas Costa dhe herën e dytë te goli i Benatia, i cili shënoi një dopietë sikur të ishte një qendërsulmues ditën e sotme.

Në minutën e 76’ vuloset turpi historik i Milan teksa Kalinic, i cili ishte futur në pjesën e dytë, shënon në portën e tij me kokë pas një goditje këndi. Kaq mjaftonte për Juventus dhe kjo ndeshje do të mbahet mend gjatë nga tifozët torinezë pasi ka ardhur ndaj një rivali historik me një rezultat të pabesueshëm.

/telesport/

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej