Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Kungulleshka të pjekura me djathë, të lehta, plot vlera dhe shije

Nga Media 0

Janë perimet më fantastike të stinës, të lehta, plot shije e të pasura me vlera ushqyese.

Të përgatitura në gjellë e tava të ndryshme, sallata apo edhe supa, kungulleshkat të mrekullojnë me shijen e tyre fantastike në çdo recetë gatimi.

Agroweb.org ju sugjeron më poshtë përgatitjen e kungulleshkave të pjekura me gjizë, një recetë e thjeshtë dhe shumë e shijshme.

Kjo recetë kërkon pak kohë në përgatitje dhe është një kombinim i shkëlqyer i kungulleshkave dhe djathit ose gjizës, vezëve dhe erëzave.

Përgatitja e kungulleshkave me djathë

Përbërësit

5-6 Kungulleshka mesatare

4 vezë

300 gr djathë të thërrmuar ose gjizë

4-5 lugë miell

Kripë

Piper

Majdanoz

Përgatitja

Kungulleshkat i lajmë, u presim bishtat dhe më pas i vendosim në një tenxhere me ujë për t’i zierë 5 minuta.

Mund t’i provoni me një pirun, nëse janë zbutur mjaftueshëm, piruni do të depërtojë lehtësisht.

Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon që të hiqni tenxheren nga zjarri, t’i kulloni kungulleshkat dhe t’i vendosni në një pjatë për t’u ftohur.

Kur të jenë ftohur i presim në mes (për së gjati) dhe me ndihmën e një luge heqim tulin por jo plotësisht.

Në një tas tulin e kungulleshkave, e përziejmë me vezët, djathin e thërrmuar ose gjizën, majdanozin e prerë hollë, kripën piperin dhe miellin.

AgroWeb.org ju udhëzon ta përzieni me kujdes, deri sa masa të jetë homogjene.

Në zjarr kemi vendosur një tigan ku kemi hedhur me vaj ulliri, kungulleshkat i mbushim me masën që përgatitëm dhe i vendosim për t’i skuqur në fillim nga ana e lëkurave të kungulleshkave dhe kur të kenë marr pak formë kthehen dhe nga ana tjetër.

Në këtë mënyrë ruhet forma që duam.

Pasi i heqim nga tigani i vendosim në një pjatë me letër kuzhine për të thithur yndyrën e tepërt.

Nëse preferoni kungulleshkat pasi i keni zjerë mund të vijoni me mbushjen dhe t’i piqni në furrë.

Shoqërohen me kos të freskët apo dhallë si dhe sallata të freskëta të stinës./AgroWeb.org

http://agroweb.org/lajme/kungulleshka-me-gjize-te-lehta-plot-vlera-dhe-shije/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej