Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Kulla e Sahatit ngjyroset ngjyrë portokalli, Tirana i bashkohet fushatës kundër dhunës gjinore

Nga Klodiana 0

Kulla e Sahatit në Tiranë u ndriçua mbrëmjen e sotme me ngjyrë portokalli, një ndër ngjyrat zyrtare të fushatës UNiTE, si pjesë e fushatës globale për të përkujtuar 16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e vlerësoi këtë moment si mjaft special që synon përfshirjen e grave dhe vajzave në mënyrë të barabarta në çdo vendimmarrje si dhe gjetjen e zgjidhjeve për t’i dhënë fund dhunës.

“Shumë njerëz thonë bravo bashkia, shumë mirë bashkia, i lumtë bashkisë, por ndërkohë shumë pak njerëz e dinë që 65 % e Bashkisë së Tiranës janë gra dhe vajza. Nëse një gjë bëhet mirë në bashki, mendoni që 65 % e kësaj merite është e grave dhe e vajzave të bashkisë.”, tha Veliaj.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej