Ka than' i moçmi: 

"Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet"

                                                                                       -Fan Noli

Kukësi dhuron spektakël në miqësore, fiton ndaj ekipit që mundi Skënderbeun (film)

Nga Klodiana 0

Kukësi vazhdon të befasojë me rezultatet pozitive në takimet miqësore. Pasi mposhti Kaiserisporin para disa ditësh, skuadra e Pakult, ka triumfuar ndaj një tjetër skuadre të Superligës turke. Kampionët e Shqipërisë përmbysën Bursasporin, duke fituar me rezultatin 2-1.

Turqit kaluan të parët në avantazh në minutën e 33-të me Batajën, duke e mbyllur pjesë e parë në avantazh. Me fillimin e të dytës, Kukësi u hodh i gjithi në sulm në kërkim të golit dhe përgjigja nuk ka vonuar. Në minutën e 64-t, Eni Imami ka barazoi shifrat me një gol tepër të çuditshëm, në formë krosi.

Verilindorët nuk u kënaqën me barazimin dhe në minutën e 70-të shënuan golin e dytë me autor të sapo ardhurin Donjet Shkodra. Kujtojmë që skuadra turke e Bursaspor, mposhti Skënderbeun ditën e hënë me rezultatin e pastër 3-0.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej