Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Kukës, punonjësi i OST-së 7 orë në shtyllë për të riparuar defektin, gati humb jetën

Nga Ejona 0

Një punonjës i OST-së ka rrezikuar jetën teksa punonte për të riparuar dëmtimin e  linjës 110 kV Kalimash – Kukës

Mësohet se specialisti i linjave, Ramadan Hallaçi, 57 vjeç ka kaluar në hipotermi pasi ka kaluar më shumë se 7 orë punë në shtyllë në terren të vështirë me temperaturën -9*Celcius.

“Në një rast u ballafaquam me kalimin në hipotermi të specialistit të linjave, Ramadan Hallaçi, 57 vjeç,  Mbi 25 vjet teknik linjash. Punonjës i Njësisë Operative Shkodër, pjesë e OST 

Mbrëmë ishte në detyrë në brigadën e Kukësit, ku pasi riparoi pjesën e parë të linjës 110 kV Kalimash – Kukës të dëmtuar nga dëbora, vijoi punën për pjesën tjetër të linjës, mbi 20 km të gjatë.

 Pas më shumë se 7 orë punë në shtyllë dhe në terren të vështirë, në zonën e Qaf Malit, me temperaturë -9* celsius, punonjësi pësoi hiportermi.”- informon për ngjarjen operatori i Sistemit të Shpërndarjes.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej