Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Kukan: Droga në Shqipëri është një çështje shumë e madhe

Nga Skenderi 0

 “Të gjithë e dimë se droga në Shqipëri është një çështje shumë e madhe”, kështu është shprehur eurodeputeti Eduard Kukan

Eurodeputeti Eduard Kukan nëpërmjet  një deklarate nga Brukseli për ABC News është shrehur se droga në Shqipëri është një çështje shumë e madhe dhe për këtë eurodeputeti ka thënë se është i mirë infromuar.

“Jam shumë mirë i informuar për këtë çështje. Çështja e drogës është një problem gjigant për vendin. Qeveria dhe autoritete përkatëse duhet të tregojnë një qasje të pamëshirshme ndaj këtij problemi, sepse përndryshe do të ishte shumë e vështirë që të ndryshohej imazhi ndërkombëtar i Shqipërisë. Është një çështje shumë e madhe dhe mendoj se duhet të vihen në dispozicion të gjitha burimet e nevojshme për t’i dhënë fund këtij fenomeni, sepse është vërtet një çështje shumë e madhe dhe të gjithë këtu e dinë”, u shpreh Kukan duke vërtetuar se pavarësisht heshtjes deri tani, ndërkombëtarët janë në dijeni të situatës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>