Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Ku të gjej një Mit’hat Frashëri?

Nga 27.al 0

Nga Alba Haruni

Pyetje që më vjen në mendje, tek shoh cic-micet foshnjarake të diplomacisë së fqinjit tonë jugor, Greqisë.

Cic-mice, teka, kapriço të një fqinji kryekëput fajtor, në shkelje të plotë të çdo traktati miqësie dhe të çdo konvente për mbrojtien e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Ky fqinj arrogant, më sjell në kujtesën time historike, atë, diplomatin e një dimensioni kombëtar, atë, ministrin fuqiplotë të Shqipërisë në Athinën e 1923-1926, të nderuarin, të urtin e të mençurin, Mit’hat Frashërin.

Ku ta gjej sot një Mit’hat Frashër? Në këtë shekull të ri, po kërkoj një tjetër diplomat, të një dimensioni dinjitoz, kombëtar.

Meqënëse jeta dhe siguria e secilit është e lidhur me fatin e të gjithë atyre që sëbashku, formojnë kombin, do të na donte shpirti që çdokush të sakrifikojë pesë minuta në njëzetekatër orë dhe të hetojë nga thellësia e vetes së tij se ç’shërbim ka bërë për shoqërinë dhe ç’të mirë mund t’i bëjë kësaj shoqërie që e quajmë komb.”

E ku t’i gjej sot, individë me mendime të këtilla?

Ku të gjej intelektualë, filozofë, politikanë e shtetarë në këtë shtetin tim, të cilët të duan të sakrifikojnë “5 minuta në 24 orë”?

24 orëshi i tyre më së shumti, mbushet me afera të pista e në rastin më të mirë, mbushet me debate e diskutime boshe, studiove televizive.

Ku t’i gjejë ca politologë, gazetarë e analista që “5 minutat” e tyre t’u shërbejnë dinjitetit të kombit dhe shtetasve me dinjitet kombëtar?

Ku t’i gjej Mit’hatët e rinj, që mendimet e tyre t’ja përshkojë fjalia: “Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për cdo cep të Shqipërisë.”

E kjo Shqipëri nuk është vetëm brenda 28 mijë kilometrave katrorë. Ajo është nga Molla e Kuqe deri ne Gjirin e Artës në Çamëri, ndaj mendimi duhet t’i përshkoj të gjitha trevat e saj.

Fatkeqësia e njerëzisë vjen nga mungesa e vullnetit.”

Po, vërtet! Po mungon vullneti për të patur dinjitet!

Palaçollëqe, pazare, interesa të cekëta, kryeultësi të panevojshme dhe marrëveshje të turpshme në raport me veprimet e fundit të fqinjit tonë jugor, qoftë në ndërhyrjet në punët tona të brendshme, qoftë në fyerjen e dinjitetit të shtetasve shqiptarë.

Ku të gjej një Mit’hat Frashëri, që mos kthej faqen, kur e godasin?

Ta bëj, si ma bën”, të jetë mendimi i tij.

Partizanët e barazimit s’duan kurrë që i poshtmi të ngrihet sa i larti, por i larti të unjet sa më poshtë. Rrafshim ndër ta do me thënë prishje dhe rrëzim. Prandaj vjen fatkeqësia.”

Dhe ata, fqinjët tanë, “partizanët e barazimit”, nuk mund të shkatërrojnë e rrënojnë mbi ne, “të ultit”.

Masa reciproke”.

Këto propozoi diplomati mendje ndritur Mit’hat Frashëri, përballë keqtrajtimeve që u bëheshin shqiptarëve të Çamërisë.

A- Do të marrë masa reciproke kundra elementit grekofon në Shqipëri.

B- Do të thërresë në Shqipëri çdo çam që është përzënë gjer më sot, dhe do t’i instalojë në pasuritë dhe shtëpitë e elementit grekofon.”

E këto mendësi të vjetra nga koha, mbase ju ka ardhur koha t’i shpluhurosim e t’i japim ngjyrime të reja.

Patriotizma! Ajo ndjenjë na shtyn të kërkojmë madhërinë dhe nderin e kombit, se tek ajo madhëri e tek ai nder do të gjejmë ne vetë madhërinë, lumturinë dhe nderin e secilit.”

Na duhet sot një Mit’hat Frashëri!

P.S. Fjalitë në thonjëza janë autentike të diplomatit Mit’hat Bej Frashëri

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>