Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Kryeqyteti mirëpret Konferencën e Bashkive Shqiptare në Rajon

Nga Skenderi 0

tirana

Në datat 26-27 nëntor do të zhvillohet në Tiranë Konferenca e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, një ide e propozuar para disa javësh nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në takimin e tij me homologun kosovar, Shpend Ahmeti, në Prishtinë.

Kryetarët e Komunave të Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës do të mbërrijnë sot pasdite në kryeqytetin shqiptar, për të vijuar nga nesër me axhendën e përgatitur nga Bashkia e Tiranës, e cila kulmon ditën e Dielë me organizimin e Konferencës së parë të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.

Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj do t’i mirëpresë ditën e Shtunë në orën 09.30 krerët e Bashkive Shqiptare të Rajonit dhe delegacionet që i shoqërojnë ata, ku edhe do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi. Më pas, në orën 12:00, delegacionet nga Prishtina, Tetova, Ulqini dhe Presheva do të marrin pjesë në ceremoninë që do të zhvillohet me familjet firmëtare te Monumenti i Pavarësisë, në Parkun Rinia, që i paraprin festimeve të 104 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.T

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>