Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Kryeprokurori Llalla refuzon të flasë për kërcënimin

Nga Skenderi 0

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve  të bëra nga gazetarët lidhur me kërcënimet që e detyruan të largonte familjen nga Shqipëria .

Kryeprokurori ka  thënë: “Jam thjesht për një vizitë zyrtare në Korçë dhe nuk ndalem në gjëra të tilla”.

Prokurori i Përgjithshëm ishte sot në Korçë, ku zhvilloi një takim me homologun e tij maqedonas. Gjithashtu ai vizitoi dhe Prokurorinë e Korçës.

 

Pak ditë më parë, mediat zbuluan se kryeprokurori Llalla është detyruar të largojë fëmijët dhe bashkëshorten shtatzënë nga Shqipëria në një vend aleat, pasi dy muaj më parë në telefonin e tij kanë mbërritur telefonata dhe mesazhe kërcënuese anonime.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>