Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Kryeprokurori, Kandidati Elezi: Drejtësia, problematika të theksuara

Nga Klodiana 0

Kandidati për kryeprokuror, Ferdinand Elezi, prokuror në Durrës, ka shpalosur platformën e tij për këtë post.

Elezi tha se është fakt që sistemi i drejtësisë ka problematika të theksuara në luftën kundër kriminalitetit, korrupsionit, veprave penale që lidhen me trafiqet.

“Është fakt që sistemi i drejtësisë ka problematika të theksuara në realizimin e ndjekjes penale, në luftë kundër kriminalitetit, korrupsionit, veprave penale që lidhen me trafiqet. Problematika konstatohen në tërësi edhe në vendimmarrjen e gjykatave, në të gjitha shkallët. Duhen promovuar prokurorët më të ndershëm, më të përkushtuar dhe që kanë rezultate në punën e tyre, ata që nuk e shohin detyrën e prokurorit të përgjithshëm, si funksion nga i cili mund të përfitohet. Duhen marrë menjëherë masa për rritjen e efikasitetit, në veçanti ndaj krimit të organizuar, i cili mund të bëhet nga ngritja e institucioneve të caktuara, Task-Forcës. Nxitja e hetimeve proaktive nga këto struktura në parandalimin e aktivitetit kriminal. Shkrirja e këtyre strukturave ka qenë e gabuar. Duhet ngritur Drejtoria e Përgjithshme e Inspektimit, që verifikonte ligjshmërinë e veprimtarisë së përditshme të prokurorëve, kjo deri në krijimin e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. Qëndrimet e gabuara kanë ardhur duke u shtuar. Është goxha e vështirë të bësh punën e prokurorit në këtë kohë”, tha Elezi.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej