Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kryeministri të shpjegohej për ministrin e jashtëm. Ky debat po kthehet në tifozeri

Nga 27.al 0

Nga Veton Surroi

Debati rreth ministrit të jashtëm të Shqipërisë po merr kahen e tifozërisë, e në tifozëri nuk ka debat. Ka ngritje zëri dhe “dëgjomë mua se nuk ta del mirë” apo folklorizëm pro e kundër prejardhjes krahinore a moshës.
Nëse hiqet mënjanë gjuha e stadiumit të futbollit, mbeten pyetje themelore: a duhet të vendoset një ministër i ri, sepse duhet të ndryshojë politika e jashtme në mënyrë që të përputhet më afër me vizionin e kryeministrit?
Nëse ky është rasti, atëherë kryeministri duhet të japë në konsultime të gjera me grupacionin e tij politik dhe me Presidentin shpjegimin se çka duhet të ndryshojë në politikën e jashtme të Shqipërisë. Këtu kryeministri mund të ndihmojë në sqarimin se a duhet të përkrahë Shqipëria apo jo ndarjen e Kosovës në vija etnike të propozuar nga presidenti Vuçiq dhe të pranuar nga presidenti Thaçi?
Kjo është një pyetje që nuk i përket as vetëm kryeministrit e as vetëm grupacionit të tij politik, por ka nevojë për një koncensus më të gjerë, përfshirë edhe mendimin e opozitës, zërin e së cilës e ka obligim kushtetues ta dëgjojë Presidenti i vendit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej