Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kryeministri maqedonas tregon arsyet e dëbimit të diplomatit rus

Nga Klodiana 0

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev theksoi se dëbimi i diplamtit rus nga Shkupi u bë për shkak se ai kishte dalë jashtë kompetencave të tij.

Pas kërcënimeve se me anëtarësimin në NATO, vendi do të bëhet objektiv i sulmeve të Rusisë, Zaev theksoi se Maqedonia nuk e synon NATO-n për të luftuar me shtete të tjera, por për të kontribuar në ruajtjen e paqes në botë.

“Republika e Maqedonisë ka qëllime strategjike dhe ajo është para së gjithash anëtarësimi i plotë në NATO dhe BE. Por ne nuk kërkojmë anëtarësim në NATO që ta sulmojmë dikë. Ne kërkojmë që bashkë me anëtaret e NATO-s të kujdesemi për paqen në botë. Ne kërkojmë për shkak të vlerave të NATO-s dhe ato janë sundimi i ligjit, të drejta të njeriut, liri e shprehjes. Këto janë vlerat e NATO-s dhe BE-së dhe arsyet se pse mbi 75% e qytetarëve janë të orientuar aty. Mbetemi në dëshirën tonë të thellë t’i përmirësojmë marrëdhëniet me Federatën Ruse”, deklaroi Zoran Zaev.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej