Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kryemadhi: Vuajmë ende për bukën e gojës

Nga Media 0

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi me mbështetës te LSI në Shkodër, akuzoi kryeminsitrin Edi Rama se po mban peng vendin dhe se është kthyer në armik të qytetarëve. Kryemadhi tha se vendi ka 30 vjet pa shtet dhe se shqiptarët vijojnë të vuajnë për bukën e gojës.

“Anë e mbanë vendit me çdo qytetar, fermerë, të rinj, pensionistë, biznesmenë të vegjël për të demaskuar krimin dhe vjedhjen qeveritare. Qytetarët janë neveritur nga tranzicioni pa fund. Shqipëria peng i një kryeministri të cilin e ka kanë kapur prej gryke kusuret e të kaluarës dhe kriminalizimi aktual.

Kryeministri është i gatshëm që të hedhë Shqipërinë në greminë dhe të varrosë të ardhmen e vendit. Shteti është kapur dhe është shndërruar në armik të qytetarëve dhe të të drejtave të tyre. 90% e shqiptarëve janë në krizë të thellë dhe të pashpresë. 90% e shqiptarëve nuk ushqejnë dot fëmijët, nuk mbajnë dot prindërit, nuk paguajnë dot faturat e energjisë dhe duan të ikin një orë e më parë nga Shqipëria.

Shqiptarët po lëngojnë nga 30 vite tranzicioni, që kjo qeveri kërkon ta mbajë më force. Jemi sot njësh me qytetarët, sepse koha nuk pret më. Koha për të shpëtuar vendin është tani. Koha që shqiptarët të çlirohen nga një qeveri pushtuese është tani. Koha për ti dhënë fund pabarazisë, diskriminimit dhe shtypjes është tani.

Tani është koha për të asgjësuar shtetin e kapur, i cili ka lënë Shqipërinë pa gjykata dhe të drejtat e qytetarëve në rrugë të madhe. Sot është koha t’i japim fund shtetit të qeverisë dhe për qeverinë, dhe të ndërtojmë shtetin e qytetarëve dhe për qytetarët”, tha Kryemadhi.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej