Ka than' i moçmi: 

"Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet"

                                                                                       -Fan Noli

Kryemadhi-Ramës: Kryeministër me probleme mendore, nesër në 9:30 tek Kuvendi

Nga Klodiana 0

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shpërthyer në akuza të forta për kryeministrin Edi Rama duke mos kursyer edhe epitetet, si “i çmendur”, “me të meta mendore”.

Kryemadhi i bëri thirrje anëtarëve të LSI-së të jenë nesër në 9:30 para Kuvendit për të mbështetur grupin parlamentar të kësaj force që do të kundërshtojë zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të përkohshëm nga maxhoranca.

“Ky njeri ka ikur shumë larg me shqiptarët dhe më lejoni ta them ne nuk kemi rrugë të tjetër. Ose duhet të mbyllim gojën ose të kthehemi në njerëz që nuk e pranojnë këtë realitet por të reagojmë me mënyra që i lejon ligji. E them këtë si grua që ka hyrë në politikë fëmijë për të mos lejuar një njeri të çmendur që e ka kthyer këtë vend në një bazë të terrorit”, deklaroi Kryemadhi.

Kryemadhi shtoi se “Ky është një kryeministër që ka probleme mendore dhe ka probleme me sjelljen e tij sepse është i kapur nga krimi i organizuar”.

“Nuk ka investitor që mund t’ia pastrojë paratë, që t’i krijojë mundësitë Edi Ramës të pastrojë paratë e drogës. Nuk ka prokuror dhe prokurore që mund të fshehë 860 mijë euro të kapura në makinë. Nuk ka parlament të kapur që tenton të ndërtojë Edi Rama që të shpëtoj të ardhmen e tij. Shqiptarët të lodhur, të zhgënjyer nga politika shqiptare por duhet të besojnë tek vlerat e forcat e tyre, tek dëshira që kanë. Unë si Monikë, si nënë nuk do ta lë vetëm me një fjalim politik, si prezantim politik por misionin tim për ta ndaluar këtë mostër që po shpërbën familjen, po heq besimin që brezi i ri të ketë në familje. Shteti është kthyer në Escobar, në një krim dhe qendër të drogës. Kërkoj mbështetjen tuaj për të mbështetur grupin parlamentar që do të jetë në sallë. Ju kërkoj të jeni nesër në 9:30 para Kuvendit për t’i treguar këtij km lolo, të krimi dhe trafiku që koha e tij po mbaron. Nuk ka më asnjë minutë kohë”, theksoi ajo.

http://www.balkanweb.com/site/kryemadhi-shperthen-ndaj-rames-kryeminister-me-probleme-mendore-neser-ne-930-tek-kuvendi/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej