Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kryemadhi: Mos hapja e negociatave pasoja kritike për Shqipërinë

Nga Klodiana 0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e LSI në Bashkinë e Vorës deklaroi se mos hapja e negociatave me BE do të sjellë pasoja kritike për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke sjellë izolimin e vendit.

Kryemadhi theksoi se për hapjen e negociatave duhet dialog politik dhe realizimi i reformave, por duke përmendur edhe mesazhin e Komisionerit Hahn, Kryetarja e LSI-së theksoi se opozita i ka luajtur të gjitha gurët e saj, ndërkohë që mungon dialogu politik, në Parlament opozitës i mohohet e drejta e fjalës si në diktaturë.

“Hapja e negociatave krijon një stabilitet ekonomik dhe politik për Shqipërinë. Hapja e negociatave për Shqipërinë ka një rëndësi shumë të madhe sepse krijon pozicionimin e Shqipërisë përfundimisht në krahun e Bashkimit Europian, gjë që për të cilën ne në këto 27 vite tranzicionit të politikës shqiptare kemi pasur të domosdoshme pozicionimin përfundimtar të Shqipërisë. Dhe ajo ç’ka dua të them është që anëtarësimi i Shqipërisë dhe hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian ka një rëndësi të veçantë, por që të arrijmë në këto rezultate, pra për të hapur negociatat është shumë herë e rëndësishme që të realizohet dialogu politik. Që të realizohet dialogu politik për të ecur dhe për të vazhduar më përpara me Reformën Zgjedhore për të vazhduar me vazhdimësinë dhe ecjen përpara të Reformës në Drejtësi, siç zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, siç është zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, siç është zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, e cila për hir të së vërtetës ka krijuar një boshllëk jashtëzakonisht të madh për procese të cilat kanë vite dhe vite që mbahen peng qoftë në Gjykatë të Lartë apo qoftë në Gjykatë Kushtetuese nuk gjejnë dot zgjidhje qofshin këto për pronat e tyre, për problemet e tyre, etj kështu me radhë. Ajo që mendojmë ne që është shumë e rëndësishme, hapja e negociatave do të sillte një zhvillim të ekonomisë shqiptare, do të krijonte një klimë bashkëpunimi dhe një klimë për investitorët e huaj për të ardhur në Shqipëri, të cilët janë të domosdoshëm sepse Shqipëria e ka të domosdoshme investimet e huaja sepse krijojnë më shumë mundësi punësimi dhe krijojnë një lëvizje dhe frymëmarrje për ekonominë shqiptare. Mos hapja e negociatave është vdekjeprurëse për shqiptarët, pse është vdekjeprurëse hapja e negociatave, sepse mos hapja e negociatave do të thotë që Shqipëria do të izolohet çdo ditë dhe më shumë. Faktikisht ne sot shikojmë që ngërçin tonë kryesor, të cilin ne e pamë dhe para disa ditësh në deklaratën e Komisionerit Han, që nuk e ka më në dorë opozita, sepse opozita i ka bërë të gjitha mundësitë dhe iu ka luajtur të gjithë gurët e saj në lojën politike që sot parashtrohet. Kemi një parlament në të cilin i hiqet e drejta e fjalës opozitës për të folur, që vetëm në diktaturë bën vaki, nuk bën në demokraci. Kemi një Parlament që manipulon dhe falsifikon vendimet e parlamentit apo vendimet e komisioneve të ndryshme të Parlamentit. Kemi një parlament i cili uzurpohet dhe merret peng nga një njeri, i cili ka marrë në dorë dhe ka marrë peng qeverinë dhe fatin e shqiptarëve”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej