Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kryemadhi: Jam krenare për ata që nuk pranuan të jenë në Kuvend

Nga Klodiana 0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë takimit me strukturat e partisë u shpreh se ndihet mjaft krenare për të gjitha ata që hoqën dorë nga Kuvendi dhe se pavarësisht veprimit ekstrem, kanë bërë gjënë e duhur.

Kryemadhi shprehet se njerëzit u lodhën dhe u neveritën nga kjo qeveri.

“Të gjithë ata që nuk pranuan të jenë pjesë e parlamentit të krimit janë krenaria e Kryemadhit dhe LSI. Ne jemi të bindur që ju keni bërë veprimin e duhur, është veprim ekstrem. Për të gjithë ju që nuk besoni në principet në drejtësi, Ligji i Teatrit, Ligji i pronave, Ligji i Dividentit që vjedh miliona euro nga shqiptarët dhe pasuron oligarkët, heqja e së drejtës së fjalës për opozitën në Kuvend, e cila është e paligjshme. Më thoni në cilën gjykatë mund të ankohet opozita sot. Ka ngelur në këmbë vetëm Edi Rama, i cili është mëkëmbësi i krimit. Njerëzit u lodhën dhe u neveritën nga kjo qeveri. 16 marsi është shumë i rëndësishëm. Shqipëria është shtëpia jonë, Shqipëria është shtëpia e fëmijëve të shqiptarëve.”-tha Kryemadhi.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej