Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Kryemadhi: Duhet një politikë e re në bashkëpunimin ekonomik me SHBA

Nga Klodiana 0

Gjatë vizitës të saj në Washington kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, zhvilloi takime në Departamentin Amerikan të Tregtisë, ku në Byronë e Industrisë dhe Sigurisë, zhvilloi një takim me Ndihmës Sekretarin e Tregtisë për Menaxhimin e Eksportit Richard Ashooh.

Ndihmës Sekretari Ashooh konfirmoi gatishmërinë e plotë për të mbështetur Shqipërinë në çështjet e sigurisë industriale dhe të eksporteve të teknologjisë.

Kryemadhi konfirmoi predispozicionin maksimal të Lëvizjes Socialiste për Integrim që ajo të jetë mbështetëse por edhe promovuese e hartimit të legjislacionit në këtë fushë kaq të rëndësishme.

Kryemadhi evidentoi se turizmi, infrastruktura, energjia dhe bujqësia mbeten fushat prioritare të bashkëpunimit ekonomik.

http://www.balkanweb.com/site/kryemadhi-duhet-nje-politike-e-re-ne-bashkepunimin-ekonomik-me-shba/

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej