Ka than' i moçmi: 

"Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet"

                                                                                       -Fan Noli

Kryediplomati gjerman: Shqipëria ka mundësinë historike që t’i bashkohet BE

Nga Skenderi 0

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel tha se Shqipëria ka mundësinë e madhe historike t’i bashkohet BE-së.

Gjatë takimit që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama në Berlin, kryediplomati gjerman u shpreh se reformat nuk janë të thjeshta në prag të proceseve zgjedhore, por shumica e shqiptarëve dëshirojnë stabilizimin dhe avancimin e mëtejshëm drejt BE.

“Në prag të proceseve zgjedhore, reformat nuk janë të thjeshta. Shumica e shqiptarëve dëshirojnë stabilizimin dhe avancimin e mëtejshëm drejt BE. Shqipëria ka mundësinë e madhe historike që t’i bashkohet BE. Europa ka mundësinë të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe fqinjët e saj për paqen e stabilitetin. Për këtë, ju jeni një garant”, tha Gabriel.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e Gjermanisë, sidomos për reformën në drejtësi.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej