Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Krujë, arrestohet 51 vjeçari, përdorte garazhin për përpunimin e kanabisit

Nga Ejona 0

Policia e Krujës ka arrestuar një 51 vjeçar pasi iu gjetën në garazh bimë dhe lëndë narkotike në proces përpunimi dhe tharjeje.

Në pranga ka rënë shtetasi Emerlla Stafa, banues në Krujë.

Në garazh janë gjetur në proces tharje 300 bimë narkotike kanabis sativa dhe rreth 5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva e thatë. Gjithashtu u sekuestrua një armë zjarri pushkë model 56, gjysëm automatike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për hetime të mëtejshme.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>