Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kriza politike/ Ja tre vendimet e Bashës për zgjedhjet e 30 qershorit

Nga Ejona 0

Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, janë zbuluar edhe vendimet e marra prej saj.

Mësohet se kryetari i PD, Lulzim Basha i ka përcjellë Kryesisë së selisë blu tre vendime të rëndësishme, të cilat lidhen me garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

  1. Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje, vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Situata aktuale politike në Shqipëri, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave.
  2. Partia Demokratike e Shqipërisë të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
  3. Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mbrojtjen e interesit publik dhe formalizimin e aksionin opozitar për arritjen e këtyre qëllimeve.

Vendimet e Kryesisë do ti komunikohen edhe Këshillit Kombëtar që mblidhet në orën 17:00.

Ndërkohë në Kuvend është duke u zhvilluar seanca plenare e rradhës ku “opozita e re” zhvilloi interpelancë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj lidhur me grabitjen ne Rinas.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej