Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Krimet e Rënda japin dënimin për bandën e “Babagjyshëve”

Nga Rexhina Biba 0

Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin për dënimin e pjesës tjetër të bandës së grabitësve të njohur me emrin “Babagjyshët”.

Sipas vendimit, Agustin Sula dënohet me 6 vite burg, nga 35 që kërkoi Prokuroria,pasi Agustin Sula bashkëpunoi me drejtësinë për zbulimin e kësaj bande, që kreu disa grabitje.

Emri më i njohur i kësaj bande është Ilir Kupa, për të cilin gjykata dha 23 vite burgim; Enea Qerrushi dhe Mark Shpendi u dënuan me nga 16 vite; Hajdar Sefa me 14.8 vite dhe Edmond Sela 9.8 vite burg.

Më herët, gjykata dënoi edhe një tjetër anëtar të kësaj bande, i cili u gjykua veç dhe me gjykim të shkurtuar.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej