Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Kreditë për strehim/ Bashkia e Tiranës do japë 1 milion dollarë

Nga Klodiana 0

Pas 4 vitesh bllokim, Bashkia e Tiranës do të shpenzojë 1 milion dollarë për kreditë e buta, që do të shpërndahen pranverën e këtij viti.

“Do ta bëjmë me një sistem pikëzimi, ku pikët variojnë nga aftësia që ke për të paguar, nga nevoja për të zbutur kredinë, deri tek numri i fëmijëve që ke. Do të marrim indeksin e INSTAT dhe do ta azhornojmë”, sqaron kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Ne kemi kalkuluar që për 1 milion dollarë që bashkia investon në këtë skemë, bankat çlirojnë 40-50 milionë dollarë. Të hedhim 40 ose 50 milionë dollarë në ekonominë e Tiranës në vitin 2017 është sa dy herë gjithë investimet publike të bashkisë të marra së bashku”, nënvizon Veliaj.

Kreditë e buta janë vetëm një nga alternativat e strehimit që ofron Bashkia e Tiranës. Për disa kategori ka mundësi të tjera.

Kategoritë prioritare janë veçanërisht familjet e reja dhe me fëmijë, ndërsa në total do të përfitojnë 1 mijë deri në 2.500 familje. Sistemi do të zbatohet rigorozisht dhe abuzuesit do të ndiqen penalisht.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej