Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

KQZ: Ja pse rrëzohen pretendimet e PS për shkarkimin e Zgurit

Nga Klodiana 0

Pas kërkesës së PS për shkarkimin e kryetarit të KQZ, Klement Zguri, KQZ ka dalë një shkresë, ku thuhet se nga prokuroria kanë mbërritur informacioni në datën 16 tetor në KQZ dhe është protokolluar më 17 tetor.

Po në datë tetor, sipas KQZ është bërë nxjerrja e këtyre shkresave nga zyra e Kryetarit të KQZ-së dhe dorëzimi për anëtarët e KQZ-së, tek sekretarja Elna Dai, e cila ka nënshkruar në regjistrin përkatës për marrjen në dorëzim të këtyre shkresave me numër kopje gjashtë.

Vendimi i Kuvendit parashikon se mandati i Zgurit është deri në vitin 2020. Zguri u zgjodh përballë një tjetër kandidature si kryetar i KQZ-së. Ky rast duket se mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

Me shkresën e publikuar, KQZ hedh poshtë pretendimet e PS që Zguri nuk i kishte vënë në dijeni anëtarët e KQZ-së për dokumentin e prokurorisë. Megjithatë PS ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut te KQZ Klement Zgurit me pretendimin se nuk ka lajmëruar anëtarët e KQZ.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej