Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kotzias flet për pazarin: Fitojmë nga Shqipëria një sipërfaqe detare, sa krahina e Thesalisë

Nga admin 0

Pas dorëheqjes dhe largimit nga posti i ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, ka nisur të flas pa rezerva diplomatike, kur vjen puna për arritjet e mëdha të tij në favor të Greqisë.

Dhe ajo, për të cilën ish-ministri krenohet më shumë është marrëveshja në parim që ka arritur me ministrin tonë të Jashtëm Ditmir Bushati për ndarjen e ujërave të detit Jon dhe veçanërisht, për zonat ku ka rezerva të jashtëzakonshme hidro-karburantesh.

Kështu në një prononcim për media vendase ai ka zbuluar të tjera detaje nga negociatat për marrëveshjen e detit me Shqipërinë dhe pozicionimin e Greqisë, për të shtrirë sovranitetin e saj në 12 milje detare në detin Jon.

Duke iu referuar zonës bregdetare nga Veriu i Korfuzit deri në Antikythera, Kotzias thotë, se me shpalljen e 12 miljeve det territorial, Greqia fiton një hapësirë detare të barabartë me sipërfaqen e krahinës së Thesalisë.

“Nga momenti që kanë nisur negociatat me Shqipërinë  për vijën bregdetare në diskutim është vetëm një pjesë e vogël. Pjesët e tjera i takojnë Zonave Eksluzive Ekonomike, pasi Shqipëria e ka bërë shtrirjen e saj në 12 milje në këtë zonë. Dua të bëj një qartësim, nuk kemi krijuar vetëm vijën bregdetare. Para kësaj kemi bërë dy gjëra; mbyllëm gjiret dhe mbyllja e gjireve do të thotë se vija bregdetare nis pas vijës bazë, prandaj thashë që nga matjet në kilometra katrorë është një sipërfaqe sa Thesalia që ne fitojmë nga Korfuzi deri në Antykithera”, deklaron plot krenari Kotzias.

Ish-ministri i Jashtëm pretendon se parimi i 12 miljeve  do të aplikohet edhe në Egje, por kjo gjë është kundërshtuar në mënyrë ultimative nga Turqia, ndërkohë që Tiranë zyrtare hesht.

https://www.syri.net/politike/204810/kotzias-flet-per-pazarin-fitojme-nga-shqiperia-nje-siperfaqe-detare-sa-krahina-e-thesalise/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej