Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kosovë, konferencë shkencore për Kadarenë

Nga Alma Kodra 0

 

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, në kuadër të Javës së Bibliotekës në Kosovë, organizuan dje një tryezë shkencore dedikuar veprës së Ismail Kadaresë.

Gjatë këtij diskutimi referuan shumë njohës të letërsisë së Ismail Kadaresë. Persida Asllani, drejtoresha e Bibliotekës së Shqipërisë, në referimin e saj ka prekur rolin që ka Gjirokastra, vendi i lindjes së shkrimtarit në veprën e tij.

“Gjirokastra e tij e fton lexuesin të njohë jetën e një qyteti që i ka ikur hartografisë së shtetit të vetë dhe endet në hartën e letërsisë botërore. Në veprën ‘Kronikë në gurë’, Kadare nis rrëfimin fëminor të jetës së një qyteti aq të hershëm, sa nuk e mban mend fëmijërinë e vet. Ajo që më ka tërhequr më së shumti vëmendjen është se si arkitektura lejon edhe ndërtimin e identitetit dhe forcës së brendshme të njeriut. Gjirokastra ndërtohet gjithmonë e më tepër si një qytet personazh. Gjirokastra e Kadaresë është ndoshta më i pari personazh qytet, të cilin Kadare asnjëherë nuk e cilëson si kryeqytet, por si kryevend”, shprehet Asllani.

“Ai është një qytet i çuditshëm, një qytet i denjë për të shkruar letërsi, një qytet që flet me një gjuhë të ngurtë, të cilit sekretet ja dinë vetëm plakat e jetës. Është një qytet i pakohë, ku historia përplaset njësoj si rrebeshi. Një qytet i moralshëm, ku erotikja dhe vdekja kanë shijen e njëra-tjetrës, ku shtëpitë ju ngjajnë kështjellave dhe rrëfimtari i saj shkruan pafundësisht për të”

Në konferencë referuan dhe Osman Gashi, Nerimane Kamberi, Gazmend Krasniqi, Vehbi Miftari dhe Anita Leta.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej